Top News-Merrni hak për Prigozhin, luftoni për Ukrainën /Rusët pro-Kievit i bëjnë apel grupit Wagner
26/08/2023 09:15

Një grup militantësh që luftojnë krah Ukrainës, i kërkuan mercenarëve të grupit Vagner të ndryshojnë llogore dhe ti bashkohen radhëve të tyre për të marrë hak për vdekjen e themeluesit të grupit, Jevgeni Prigozhin dhe komandatit të tyre Dmitry Utkin. Autoritetet ajrore ruse thanë se Prigozhin, Utkin dhe tetë persona të tjerë ndodheshin në bordin e avionit privat që u rrëzua pa asnjë të mbijetuar në veri të Moskës, të mërkurën.