Këtë të martë vijoi dëshmia me dyer të mbyllura e vrasësit me pagesë, sot bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”. Edhe në këtë seancë, dëshmia e Nuredin Dumanit është kundërshtuar me tone të ashpra nga të arrestuarit e tjerë, për të cilët ai ka rrëfyer se janë bashkëautorë në disa krime.