Një 48-vjeçar është marrë me forcë në Durrës nga katër persona, ku pasi është dhunuar është lënë i lirë. Kështu ka deklaruar në polici 48-vjeçari i cili pretendon se është marrë peng në një automjet. Pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të dyshuar. Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar katër shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje. Policia po vijon punën intensive për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Automjeti i përdorur për rrëmbimin dhe dhunimin është gjetur dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, 48-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.