Kreshnik Hajdari, kreu i Bashkisë së Kucovës është marrë zyrtarisht i pandehur nga prokuroria e posacme antikorrupsion, për falsifikim të formularëve. Këtë të mërkurë, nën shoqëinë e avokatit Theodhori Sollaku, Hajdari hyri në ambientet e prokurorisë së posacme rreth orës 10 të mëngjesit, aty ku qëndrojë për rreth 1 orë e gjysmë. Pas daljes nga organi i akuzës, Sollaku u shpreh se Hajdari u mor në pyetje për një kallëzim të bërë nga policia.