Një 31-vjeçar nga Lezha, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është arrestuar në Malin e Zi dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri. Falë bashkëpunimit mes Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe autoriteteve malazeze, përmes Interpol Tiranës, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e Magiljan Dedës. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Lezhës, e cila më 23 prill të këtij viti i caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.