Partia Demokratike tashmë ka Këshillin e saj të ri Kombëtar i dalë nga vota e delegatëve që morën pjesë ditën e shtunë në Kuvendin e kësaj partie. Pas një procesi numërimi që nisi pas orës 21:00 të mbrëmjes së kaluar dhe që zgjati më pak se 18 orë, Komisioni Qendror i Numërimit, përmes deputetes Albana Vokshi, lexoi emrat e zgjedhur si të preferuarit për të qenë pjesë e organit të dytë më të rëndësishëm në Partinë Demokratike.