Ambasadori i sapoemëruar i Bashkimit Europian në Shqipëri, italiani Silvio Gonzato, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Në deklaratën e tij të parë si ambasador në selinë diplomatike europiane të Tiranës, Gonzato shfaqet optimist për integrimin e Shqipërisë në union.