Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar në mënyrë indirekte politikat për kontrolle të intensifikuara ndaj emigracionit të vendosura nga qeveria e Friedrich Merz. Merkel ka paralajmëruar për rrezikun e " shkatërrimit " të Evropës për shkak të politikave të njëanshme të shteteve anëtare individuale mbi imigracionin. "Nuk besoj se mund ta luftojmë përfundimisht emigracionin e paligjshëm në kufijtë gjermano-austriakë ose gjermano-polakë", tha Merkel.