Një hetim i ri i BBC ka treguar shkallën e operacioneve nga grupi i fshehtë i mercenarëve rusë në luftën civile në Libi, që përfshin lidhje me krime lufte dhe ushtrinë ruse. Një tablet Samsung, i lënë nga një anëtar i grupit Wagner, ekspozon rolin e tij thelbësor si edhe emrat e koduar të anëtarëve të tjerë. BBC ndërkohë thotë se ka një listë të gjatë të pajisjeve ushtarake që ekspertët thonë se mund të kenë ardhur vetëm nga rusia.