Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, hodhi poshtë pretendimet ruse për “rekrutim mercenarësh në Kosovë, Shqipëri e Bosnje” për t’u përfshirë në luftimet në rajonin e Donbasit në Ukrainë. Mediat ruse cituan gjatë javës ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov të ketë thënë se autoritetet ruse po punojnë për të verifikuar informacionet për "mercenarët" nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja që shkojnë në Ukrainë. Ministria e Jashtme e Kosovës hodhi poshtë të dielën “në mënyrë kategorike si të pavërtetë dhe tendencioz çdo pretendim të ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov.