Dy policë grekë dhe biznesmeni nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol, të cilët u kapën me 102 kg kanabis, gjatë një operacioni anti-drogë në Igumenicë kanë dalë para gjykatës ditën e martë. Droga u kap në automjetin e sektorit të anti-drogës së Igumenicës, të drejtuar nga oficeri 41-vjeçar Kostantinos Nakos dhe me pasagjer biznesmenin 41-vjeçari Arben Murto. Ata nuk i’u bindën urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u kapën pasi u përplasën me 3 automjete të parkuara.