Mendi Qyra kandidati për komunën e Strugës, është një emër i njohur në jetën ekonomike dhe shoqërore të Strugës. Ai është sipërmarrës i suksesshëm dhe për vite me radhë ka qenë aktiv në Oden Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ku ka shërbyer edhe si kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore .