Gjykata Kushtetuese do të vendosë për dhënien me koncesion të menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Butrintit te një fondacion privat. Padia e depozituar nga Partia Demokratike është pranuar nga Kushtetuesja, ndërsa është mbështetur edhe nga një pjesë e arkelogëve dhe historianëve, të cilët e konsiderojnë joligjore menaxhimin e një pasurie kombëtare nga privati.