Ka dështuar për herë të dytë seanca për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës Edison Memolla në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion. Shkak është bërë ndryshimi i avokatëve të Blerim Xhamanit dhe Isuf Toskut, që u dënuan nga GJKKO përkatësisht me 1 vit dhe 8 muaj burg, ku për Toskun dënimi u pezullua duke u vendosur në shërbim prove. Avokatët e tyre të rinj kërkuan kohë të njihen me aktet e dosjes, dhe për këtë shkak seanca u shty për më 13 janar. Pjesë e dosjes ishte dhe Ndriçim Tafxhafa që u dënua me 1 vit burg gjithashtu për korrupsion aktiv në zgjedhje. Edison Memolla është dënuar prej rreth një viti nga GJKKO me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor. Më 24 janar të vitit te kaluar, Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Memollën pas hetimeve që morën indicie nga nje emision investigativ.