Ndryshe nga praktikat rutinore të monitorimit Instituti i Studimeve Politike ka sjellë risi përmes aplikimit të një metodologjie të re, atë të klasifikimit të nivelit të efikasitetit të deputetëve, bazuar në treguesit kryesorë të përgjegjësive ligjore e kushtetuese të deputetëve. Një i tillë është realizuar edhe gjatë periudhës tetor-dhjetor 2022 dhe do jetë publike vetëm disa ditë pas publikimit të raportit monitorues.