Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është udhëheqësja e parë e huaj që uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit. Me anë të një postimi në rrjetet socialie, ajo i shpreh urimet e saj kryeministrit shqiptar për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë shqiptare për herë të katërt radhazi, duke përmendur dhe miqësinë e bashkëpunimin e dy vendeve.