Top News/ Meloni në Serbi, pritet nga Vuçiç / Flitet për Kosovën, Rusinë, ekonominë etj…
03/12/2023 15:29

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni po qëndron për një vizitë në Serbi ku do të pritet në një takim nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Mediat italiane shkruajnë se takimi do të mbahet në pallatin presidencial në serbi dhe ka si qëllim të konsolidojë bashkëpunimin dy palësh. Në fokus të vizitës është pra bashkëpunimi ekonomik pasi në gjashtë muajt e parë të këtij viti, tregtia mes dy vendeve ka regjistruar një vlerë prej 1 miliard e 902 milion eurosh. Në të njëjtën periudhë, italia ka qenë edhe vendi i tretë furnizues i serbisë dhe destinacion i tretë tregu për produktet serbe. Rreth 1200 kompani italiane ndërkohë operojnë në Serbi. Por sigurisht, nuk do të mungojnë edhe temat e rëndësishme gjeopolitike. Disa vende anëtare të BE-së janë të shqetësuar nga marrëdhënia mes beogradit dhe moskës dhe e konsiderojnë këtë një rrezik për unionin. Sidoqoftë, procesi i integrimit evropian mbetet rruga kryesore për ta mbajtur serbinë të lidhur me kampin perëndimor. Cështja e kosovës po ashtu mbetet një element i rëndësishëm. Nga perspektiva italiane dhe evropiane, është e domosdoshme të parandalohen tensionet në veri të kosovës, të vazhdojë dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe të shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes serbisë dhe kosovës. Vizita e Melonit, sipas mediave italiane, shërben edhe për të mbështetur këtë dialog.

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07