Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërriti në aeroportin e Rinasit pak para mesditës. Nga Rinasi ajo u nis me helikopter drejt Lezhës, ku në Gjadër u prit nga Kryeministri Edi Rama. Më pas, dy kryeministrat u zhvendosën drejt Shëngjinit, për të inspektuar qendrën e pritjes së emigrantëve, e cila ka përfunduar.