Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të dielën se pret që prodhuesi i automjeteve Stellantis të nisë linjën e prodhimit të makinave elektrike, Fiat Panda në qytetin qendror Kragujevac. Deklarata e Vuçiç u bë pas takimit me kryeministren italiane Giorgia Meloni, teksa nuk dha ndonjë datë specifike për nisjen e prodhimit.