Pritshmëritë e qeverisë italiane për të nisur në fillim të këtij viti dërgimin e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, sipas marrëveshjes së parashikuar me Shqipërinë janë minuar nga një seri vendimesh të gjykatave në Siçili. Në fillim të dhjetorit, Gjykata e Kasacionit në Itali vendosi se i takon qeverisë që të përcaktojë listën e vendeve të sigurta dhe jo pushtetit gjyqësor. Ky vendim u interpretua si fitore nga ana e Giorgia Melonit, që në ditët e fundit të vitit të kaluar shprehu optimizmin se në janar do të transportoheshin në Shqipëri emigrantët e parë.