Si rezultat i patrullimeve pranë çdo shkolle të qarkut të Dibrës, për të garantuar zbatimin e Paketës së Sigurisë në këto ambiente, u evidentua një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike. Dy persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë vijimit të operacionit “Tempulli” , pasi shisnin drogë afër shkollave.