Top News – Medvedev tall Trumpin për nëndetëset: ‘I nisi drejt Rusisë, por i ka fshehur shumë mirë’
01/10/2025 12:17

Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev tall Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kishin dërguar nëndetëse bërthamore në brigjet ruse, siç kishte premtuar Trump. Trump të martën e quajti Medvedevin "një budalla" dhe tha se ai kishte zhvendosur një "ose dy nëndetëse" në brigjet e Rusisë. Ai më herët, në gusht, kishte deklaruar se kishte urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të zhvendoseshin në "rajonet e duhura" në përgjigje të kërcënimeve nga Medvedev. "Episod i ri i serialit thriller", shkroi Medvedev në platformën X. "Trump përmendi edhe një herë nëndetëset që dyshohet se i ka 'dërguar pranë brigjeve ruse' duke këmbëngulur se ato janë 'të fshehura shumë mirë'. "Siç thotë shprehja, është e vështirë të gjesh një mace të zezë në një dhomë të errët, veçanërisht nëse ajo nuk është atje," tha Medvedev. Në gusht, presidenti amerikan Donald Trump, i ofenduar nga postimet e ish presidentit rus, Dmitry Medvedev, tha se kishte urdhëruar dy nëndetëse bërthamore të niseshin drejt rusisë. Në një postim në Truth Social, Trump kishte shkruar se kishte vendosur të ripoziciononte nëndetëset bërthamore për shkak të "deklaratave shumë provokuese" të Medvedevit, duke vënë në dukje se ai tani ishte zëvendëskryetar i këshillit të sigurisë së Rusisë. Medvedev më parë kishte thënë se kërcënimet e Trump për të sanksionuar Rusinë ishin "një hap drejt luftës". "Kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata nxitëse janë më shumë se kaq", u përgjigj Trump. "Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara, shpresoj se ky nuk do të jetë një nga këto raste", tha ai. Trump sidoqoftë nuk specifikoi në atë kohë nëse po i referohej nëndetëseve me energji bërthamore apo nëndetëseve të armatosura me armë bërthamore.

Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08