Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për t'u marrë në pyetje, si person që ka dijeni për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Këtë të mërkurë, ish-ministri është paraqitur në SPAK pa avokat, duke iu përgjigjur thirrjes për t’u marrë në pyetje për këtë çështje.