Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u ndal në Kamëz, ku kërkoi mbështjetje përmes votës më 14 maj, për kandidatin e koalicionit Meta- Berisha në këtë bashki, Arjan Hoxhën. Mediu kërkoi votëbesim për Partinë Republikane në fletën e anëtarëve të këshillit bashkiak në Kamëz, dhe për Arjan Hoxhën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për kryetar bashkie. Në fjalën e tij Mediu vlerësoj banorët e Kamzës që kanë mbështetur të djathtën.