Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka shprehur keqardhje për ngjarjen e Gërdecit dhe familjarët e viktimave, teksa në deklaratën para medieve mohoi të ketë dijeni për një fax që të ketë qenë për Shkëlzen Berishën. Ai u shpreh se ka patur një drejtor me emrin Shkëlzen. Ai tha se ishte shkelur parashkrimi dhe se procesi duhet të jetë i rregullt. Ndërsa theksoi se në asnjë moment nuk ka qenë njoftuar për probleme në Gërdec gjatë kohës kur ishte ministër i Mbrojtjes.