Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste u ndalën këtë të hënë në qytetin e Durrësit, në vijim të turit të tyre elektoral, ku konfirmuan mbështetjen për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Carën dhe kërkuan votat për kandidatët e tyre për Këshillin Bashkiak. Duke sjellë në vëmendje situatën e vështirë në vend, Fatmir Mediu bëri apel që më 14 maj në Durrës dhe gjithë Shqipërinë të votohet ndryshimi.