Partia Republikane do të hyjë e vetme në zgjedhje me kandidatët e saj për anëtarë të këshillave bashkiakë në të 61 bashkitë, ndërsa nuk do të propozojë kandidatë për kryetarë. Ky është qëndrimi i bërë publik nga kreu i kësaj partie, Fatmir Mediu. Mediu thotë se do të mbështesë kandidatët opozitar për kryetarë, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për kandidatët që do të propozohen nga Berisha e Meta, apo ata nga Alibeaj.