Sulmi i armatosur ndaj Top Channel ka tronditur jo vetëm opinionin public në Shqipëri, por edhe mediat ndëkombëtare të cilat ngrenë alarmin për ngjarjen e paprecedentë. Vrasja e 60 vjecarit Pal Kola në krye të detyrës, nga të paktën tre terroristë të armatosur me dy kallashnikovë, është pasqyruar në mediat e njohura ndërkombëtare si një krim i rëndë që cënon themelet e lirisë së medias.