Top News – Mediat britanike/ Jeta mes luksit e shqiptarit verior
30/12/2020 09:31

Poza me makina të shtrenjta dhe foto duke shijuar pijen në restorante të kripura, shqiptari Dijonis Biba nuk e ka problem që të tregojë jetën luksoze që bën. Kështu e përshkruan tabloidi britanik Mail Online të riun nga veriu i Shqipërisë që tashmë jeton në Angli. Megjithatë, në mediat sociale, Biba si duket nuk “promovon” vetëm jetën e tij të shtrenjtë, por edhe këshilla për mënyrat sesi mund të futesh ilegalisht në Britaninë e Madhe. Mali Online shkruan më tej: “Me origjinë nga veriu i Shqipërisë, 20-vjeçari ka një numër të madh ndjekësish nga vendlindja e tij. Biba ka publikuar foto të tijat duke pirë në taracën e The Shard, duke veshur rroba firmato dhe duke pozuar pranë makinave sportive. Ylli i hip-hopit po ashtu mban chate live nga Londra.” E sikur te mos mjaftonte jeta e luksit, Biba, sipas mediave britanike, e tregon hapur sesi u fut në Britani ilegalisht, dhe se çfarë e pret nëse zbulohet. Madje, në një video të publikuar fillimisht në Instagram e më pas postuar në YouTube, ai përdori Google Map për t’i treguar rrugën një shoku që mori në Angli duke përdorur një ID italiane false. Kurse, në një video nga shtatori i vitit të kaluar, e cila është parë mbi 30,000 herë, ai përshkroi se si një emigrant mund të kalojë nga Irlanda si një derë për të hyrë në Britani duke përdorur kartat e identitetit rumune të rreme. “Mund të merrni karta rumune nga Spanja, dhe të niseni për në Dublin. Kur të arrini në Dublin për të kërkuar azil, atëherë merrni një tjetër letërnjoftim të rremë që ju kushton 300 euro për të shkuar deri në Londër”, jep informacioni shqiptari qe jeton ems luksin ne londer.

Episodi i plotë – Fiks Fare, 3 Mars 2026
03/03 21:01
Edicioni Informativ, 3 Mars 2026, Ora 19:30
03/03 20:12
Indriti kërcënon të dashurin e ish-it/Tomi&Aulona kundër njëri-tjetrit me akuza -Ep.120, 3 Mars 2026
03/03 19:30
Sanremo/ Carlo Conti 600 mijë Euro për 5 netë, polemika në Itali – Ftesë në 5, Pjesa 1
03/03 17:40
Edicioni Informativ, 3 Mars 2026, Ora 15:00
03/03 16:53
Airbnb dhe rrjetet sociale nën lupën e tatimeve, 15% taksë për individët – Top Talk
03/03 16:27
Plas sherri! “Ça thua mi?!” Paloma dhe Monika “flakë për flakë”! Po fole për Rogertin, ika fare…
03/03 15:13
Edicioni Informativ, 3 Mars 2026, Ora 12:00
03/03 12:41
“Shiriti i derrit” tek fëmijët: Ja si ta zbuloni dhe pse është problematik – Në Shtëpinë Tonë
03/03 11:47
Wake Up – Emisioni i Plotë, 3 Mars 2026
03/03 10:40
“Ajo vrapon” aktiviteti për gratë dhe vajzat në 8 mars!/ Wake Up
03/03 10:07
Edicioni Informativ, 3 Mars 2026, Ora 00:00
03/03 09:42
Marsi kuqezi. Silvinho, ndryshime tek lojtarët?! Mehmeti dhe Muci “kërcënojnë” Brojën e Asanin
03/03 00:05
Vrasja e Khameneit, a do të përshkallzohet lufta? ‘Epstein’, nafta apo territoret, çfarë synohet?
02/03 23:30
Bomba dhe sulme! Bota mban frymën! Preket Shqipëria? Gati rendi i ri botëror nga SHBA?
02/03 22:59
Episodi i plotë – Fiks Fare, 2 Mars 2026
02/03 21:01
Zhdukje në heshtje – Shqipëria Tjetër
02/03 20:30
Edicioni Informativ, 2 Mars 2026, Ora 19:30
02/03 20:05
Dasina dhe Kris duan një fëmijë bashkë! Por ai “dëshiron” edhe Esmen – Ep.119, 2 Mars 2026
02/03 19:30
Irani sulmon Dubain! Flasin shqiptarët që përjetuan bombardimet- Ftesë në 5, Pjesa 2
02/03 18:04
DIGITALB DIGITALB