Dënimi i Fredi Belerit me dy vite burg nga Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pritet të rritë tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Është ky paralajmërimi që vjen nga media greke, fill pas publikimit të vendimit këtë të martë, me Belerin që u dënua me dy vite burg për përfshirje në blerje votash për kandidaturën e tij në zgjedhjet e majit të vitit të kaluar.