Marina Kolumbiane ka sekuestruar një sasi prej 4 ton kokainësh, e cila ndodhej brenda një nëndetëse që lundronte në brigjet e Oqeanit Paqësor. Në pranga janë vënë katër persona, teksa kjo sasi lënde narkotike është më e madhja e kapur nga Marina Kolumbiane në det në dy vitet e fundit. Sipas Marinës Kolumbiane, droga i përkiste një grupi disident të Forcave të Armatosura Revolucionare dhe kapte një vlerë prej 145 milionë dollarësh.