Top News- “Më vjen keq për çfarë kam bërë”, masakroi shqiptaren në itali, dëshmon filipinasi
03/04/2025 22:13

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që u masakrua me thikë nga ish I dashuri I saj nga Filipinet Mark Antony Samson. Autori rrëfeu para hetuesve të Romës se pasi I mori jetën partneres së tij shqiptare u përpoq ta fshihte ngjarjen duke future trupin e saj të pajetë në valixhe dhe duke e hedhur më pas në një humnerë. Agjentët e kriminalistikës referuar provave të mbledhira ndërtuan dinamikën e ngjajres. Nga veprimet hetimore mendohet se krimi ndodhi në apartametin e filipinasit në rrugën Homs ku ai jetonte me prindërit, të cilët po ashtu janë vendosur nën hetim pasi dyshohet se mund të jenë të implikuar në këtë vrasje. I riu ka thënë vetëm “më vjen keq për çfarë kam bërë”, por asgjë sa i përket motivit të vrasjes. Dyshimet janë se ngjarja mund të ketë ndodhur natën që ajo është zhdukur, më 25 Mars. Paraprakisht dyshohet për një krim pasioni. Por hetuesit po punojnë për të gjetur prova të mundshme që flasin për një vrasje të paramenduar. Pasi i mori jetën vajzës me të cilën kishte pasur një lidhje romantike prej muajsh, 23-vjeçari filipinas e futi trupin e saj në një valixhe dhe e çoi në makinë. Nga aty shkoi në zonën e Polit, një qytet rreth 40 kilometra larg Romës, ku e hodhi në humnerë Më pas u kthye në kryeqytetin italian ku fillimisht hodhi thikën në një kazan plehrash dhe celularin e viktimës në një pusetë. Me anë të telefonit të Ilarias, 23-vjeçari u përpoq që të çonte në drejtimin e gabuar hetimet. Ai fshiu profilet sociale të viktimës dhe dërgoi mesazhe drejt miqve dhe familjes së saj.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02