Kosova nuk ka gjykatë ushtarake për shqyrtimin e shkeljeve ligjore apo veprave penale të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë. Kjo gjykatë shërben për forcimin e disiplinës, thotë Sokol Dobruna, i cili ishte kryetar i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sipas tij, pavarësisht numrit të ushtarëve, Kosova duhet të themelojë institucion të veçantë për trajtimin e rasteve penale të pjesëtarëve të FSK.