Paqeruajtësit e NATO-s patrullojnë në veri të kosovës, në përpjekje për të dëshmuar se ata kanë nën kontroll zonën pas protestave që cuan edhe në lëndimin e dhjetëra trupave të KFOR-it. Personeli i KFOR-it kryen tani operacione të rregullta monitorimi në Mitrovicë, ku ndërhyrjet e tij për të mbajtur të ndarë serbët dhe shqiptarët gjatë protestave, rezultuan në 30 oficerë të KFOR-ir të lënduar. Personeli i KFOR-it, me mjete të blinduara, ftoi gazetarët e agjencisë së lajmeve AFP, në një mision patrullimi në Mitrovicë, të martën.