Ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit Rajmonda Dashi është arrestuar me urdhër të SPAK. Bëhet me dije se Dashi është arrestuar ndërkohë që ishte në zyrën e saj. Ndërkohë paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një hetim të nisur tre vite më parë nga SPAK, lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante postin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit. Sakaq raportohet se Dashit i kanë sekuestruar edhe celularin, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për ndalimin e saj. Ndërkohë asaj i është sekuestruar telefoni, ndërsa bëhet me dije se ka edhe disa persona të tjerë të arrestuar.