Top News – Me tren nga Londra në Gjermani e Zvicër / Eurostar, linja direkte përmes kanalit anglez
10/06/2025 12:01

Eurostar është zotuar të operojë trena direkt nga Mbretëria e Bashkuar në Gjermani dhe Zvicër, ndërsa përpiqet të mbrohet nga konkurrentët potencialë. Drejtoresha ekzekutive e operatorit hekurudhor, Gëendoline Cazenave, tha se nuk kishte dyshim se shërbimet direkte do të funksiononin në fillim të viteve 2030 pavarësisht dështimit të sipërmarrjeve të mëparshme për të lidhur Londrën dhe Frankfurtin. Eurostar tha se kushtet tani ishin "të duhurat" dhe se ishte gati për një "epokë të re të artë të udhëtimit të qëndrueshëm ndërkombëtar", ndërsa përsëriti planet për të blerë deri në 50 trena të rinj. Numri total i pasagjerëve për Eurostar u rrit me 5% vitin e kaluar, dhe një numër lojtarësh të tjerë të mundshëm kanë njoftuar plane për të thyer monopolin e tij në shërbimet e trenave midis Britanisë dhe Francës. Megjithatë, rregullatori hekurudhor ka thënë se në Londër ka hapësirë vetëm për një operator tjetër, ose që Eurostar të zgjerohet. Rregullatori i ka kërkuar Eurostar dhe rivalëve të tij të paraqesin plane, për një vendim më vonë këtë vit, se si të shpërndajnë hapësirën. Grupi Virgin i Richard Branson ka njoftuar plane për një shërbim me 12 trena përgjatë Kanalit, ndërsa një operacion me madhësi të ngjashme mund të drejtohet nga një startup britanik, Gemini Trains, i kryesuar nga laburisti, Lord Berkeley. Hekurudha shtetërore italiane po kërkon gjithashtu të hyjë në treg në një sipërmarrje të përbashkët me një kompani spanjolle. Duke reaguar ndaj një situate të tillë eurostar ka prezantuar planet për trena direkt nga Londra në frankfurt dhe gjenevë, me udhëtimin që zgjat për pesë orë deri në qendrën financiare gjermane dhe 20 minuta më shumë deri në qytetin zviceran.

Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47