Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kanë vlerësuar nxënësit ekselencë të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Në një ceremoni të zhvilluar në Kryeministri, Rama iu dorëzoi nxënësve medaljet e arta, ndërsa theksoi se “Medalja e artë është gjëja më e jashtëzakonshme që ju mund të çonit në shtëpi për prindërit tuaj.”