Drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut ia ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës kërkesën e qytetarëve për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në ato kosovare. Kështu tha, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, duke theksuar se me këtë kërkesë u janë drejtuar qindra qytetarë.