Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe nënkryetarja e PD, Korçë, Ledina Aliolli zhvilluan një takim me strukturat e Partisë Demokratike në këtë qytet. Me udhëzim të Partisë Demokratike është vendosur që drejtimi i degës së Korçës deri në shtator të drejtohet nga 3 nënkryetarët e kësaj force politike. Salianji tha se dega e Korçës vijon punën për ristrukturimin e saj, duke kujtuar se nga 146 seksione, vetëm në 15 prej tyre ka pasur dorëheqje.