Turizmi patriotik vijon të jetë motori kryesor ekonomik në Shqipëri. Të dhënat e Institutit të Statistikave, i referohen muajit qershor dhe tregojnë se shumica e vizitorëve jo-rezidentë që u akomoduan në strukturat pritëve në Shqipëri vijnë nga Kosova. Në vend të dytë qëndron Italia, për t’u ndjekur nga Polonia, Gjermania dhe Franca. Krahasimi me vitin e kaluar tregon se jo vetëm është rritur numri i vizitorëve, por edhe i netëve të qëndrimit në Shqipëri. Sipas INSTAT, në muajin qeshor vizitorët u rritën me 37.2 për qimd dhe netët e qëndrimit u rritën me 38.2 për qind. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare.