Statistikat për lindjet në Shqipëri po pësojnë tkurrje të ndjeshme. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, edhe tremujori i tretë i këtij viti regjistroi më pak lindje. Numri i tyre arriti në 7 400, rreth 600 foshnja më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.