50 pemë të reja të llojeve të ndryshme i janë shtuar Tiranës. Këtë herë pemët janë mbjellur pranë lulishtes pas Pallatit të Kongreseve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se është i lumtur që qytetit po i shtohet edhe një hapësirë me gjelbërim. Ai u shpreh se pavarësisht gjërave që kanë ndodhur në të shkuarën me prerjen e pemëve, duhet të shohim përpara si t’i rikuperojmë ato.