Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon fushatën e tij elekktorale, për të kërkuar një mandate të tret në drejtimin e kryeqytetit, teksa këtë të diel ka zgjedhur të takohet me komunitetin e çiklistëve. Mes tyre, kreu i bashkisë së Tiranës bëri thirrje për përdorimin sa më të gjerë të biçikletës, si një promovim i jetesës së shëndetshme, por edhe kontribut në lehtësimin e trafikut në kryeqytet.