Për herë të parë pas gati 5 muajsh, numri I vrasjeve mujore për vitin 2023 është më I lartë se në vitin 2022. Ka qenë ekzekutimi I Arjan Gosës në Kavajë, në sy të të atit, nga Habib Rexha, ai që e ka çuar numrin total të vrasjeve për këtë vit në 15, ndërkohë që deri në fund të muajit maj 2022, në vendin tonë ishin kryer 14 vrasje në total.