Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani kërkoi më shumë bashkëpunim ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Ai theksoi se procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane, përfshirë edhe në kuadër të politikave të sigurisë dhe mbrojtjes, është një hap thelbësor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.