Presidenti rus Vladimir Putin e quajti të enjten ushtrinë ruse, garantuese të stabilitetit kombëtar duke premtuar rritjen e prodhimit të armëve afro një vit pas fillimit të pushtimit të Ukrainës. “Një ushtri dhe marinë moderne dhe efikase është garanbtuese e sigurisë dhe sobranitetit të vendit, garantuese e zhvillimit të qëndrueshëm dhe e të ardhmes”, tha Putin gjatë ceremonive në ditën e mbrojtësit të atdheut, që koincidon me përvjetorin e parë të sulmit në Ukrainë. “Ndaj edhe ne do ti kushtojmë vëmendje maksimale forcimit të kapaciteteve tona mbrojtëse”, shtoi ai.