Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji. Automjeti tip Opel ka përplasur një këmbësore e cila ishte duke kaluar rrugën. 50-vjeçarja humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve, automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi tej normave të lejuara.