Të tjera detaje janë bërë me dije nga policia e Tiranës, lidhur me aksidentin e ndodhur në Rrugën e Kavajës, ku 3 persona, në mesin e të cilëve një foshnje 3 muajsh, u përplasën nga një automjet. Ajas Sulejamin, drejtuesi i mjetit tip G Class, i cili u arratis nga vendii ngjarjes, u vu në prangat e policisë, rreth dy orë më pas në ambientet e një spitali privat.