Ish-ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker ka qenë i pranishëm në ceremoninë përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, ku ka nderuar edhe 45 viktimat e një prej ngjarjeve më tronditëse të luftës. Ndonëse misioni i tij në Kosovë ka përfunduar prej kohës, Ëalker viziton vazhdimisht vendin dhe sidomos Reçakun, teksa me rastin e 25-vjetorit të masakrës, tha se ndihet krenar që sheh veten mes familjarëve të viktimave.