Pashka ortodokse përvecse është një festë shumë e rëndësishme në vendin tonë për besimtarët e krishterë, por gjithashtu është një nga festat më me vlerë për popullin e Ukrainës. Si e tillë, nënat dhe fëmijët ukrainas të cilët janë strehuar në vendin tonë kanë festuar pashkën ortodokse. Festës iu bashkuan edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ambasadorja e SHBA Yuri Kim, dhe ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, të cilët ndoqën një program të pasur artistik me këngë tradicionale ukrainase. Veliaj theksoi se mesazhi që përcjell Pashka është se e drejta dhe dashuria triumfojnë mbi të keqen.